Këto janë momentet kur Denis Meçe, autori i vrasjes së 42 vjeçarit, Egli Proga mbërrin në gjykatën e Korçës aty ku u la nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Jashtë dyerve të gjykatës ishin familjarë të viktimës, mes të cilëve dhe e motra e tij e cila mes lotëve kërkonte të shihte në sy autorin e vrasjes së të vëllait.

Krahas autorit, Denis Meçe, me masën e sigurisë u njohën dhe 3 personat e tjerë të arrestuar për moskallëzim të krimit të ndodhur më 11 Gusht në lagjen nr.1 në Pogradec.

Për Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Guçen gjykata e Korçës vendosi vetëm “detyrim paraqitje”.

Pas vendimit e motra e viktimës, tha se gjykata e vrau për të dytën herë vëllain Egli Proga.

Egli Proga u vra në afërsi të një lokali në qytetin e tij të lindjes. Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas policia zbuloi se ai ishte dhunuar nga Denis Meçe, e për pasojë humbi jetën.

Konflikti mes tij dhe autorit nisi për motive të dobëta e degradoi deri në përplasje fizike. Pasi e dhunoi 42-vjeçarin, autori, Denis Meçe u largua nga vendngjarja për t’u arrestuar disa orë më vonë nga policia.

Tv Klan