Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka ndërprerë për 3 dite shërbimet për shkak të vrasjes së avokatit Ravik Gurra, pasditen e së premtes në qytetin e Elbasanit.
“Ndërpriten me tre ditë shërbimet nga e mërkura deri të premten, me përjashtim të seancave ju jepen masat e sigurisë”.
Në deklaratën për shtyp theksohet se, avokatët që thyejnë këtë vendim, do të marrin masë disiplinore.
Ngjarja ndodhi në një lokal, në qendër të qytetit. 50-vjeçari Ravik Gurra, me profesion avokat ishte një prej avokatëve të çështjes “Shullazi”, ashtu sikurse edhe i fisit Çapja në Elbasan.
/tvklan.al