Ekstradohet nga Gjermania autori i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt, krim i ndodhur më 30 Tetor në kompleksin “Kodra e Diellit” në Tiranë.
Vladimir Kola zbriti në pranga nga avioni në aeroportin e Rinasit.
42-vjeçari u arrestua në Prill të vitit 2024 gjatë operacionit “Versus” në qytetin Uisbaden të Gjermanisë.
Gjykata e Tiranës afro një muaj pas vrasjes, vendosi ndaj tij masën e “arrestit në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve”.
Ky është vendi ku autori ka qëlluar ndaj Briken Sanajt. Sipas hetuesve, ai qëndroi i fshehur pranë pemës së ullirit, në pritje të objektivit.
39-vjeçari u qëllua teksa po parkonte mjetin e tij pranë banesës. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja plumbash, ndërsa viktima mësohet se është qëlluar 5 herë.
Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 39 Tetorit të 2022. Të ndihmuar nga një person i tretë, ata u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez-Benz”, të cilën më pas e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues.
Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.
Klan News