Automjeti tip Volfsvagen Polo pa targa që shihni në këto pamje është makina që u përdor për t’i prerë rrugën e më pas vrarë çiftin Kreshnik dhe Gentjana Mujeci pasaditen e së dielës në Balldren të Lezhës.
Makina është gjetur në fshatin Torovicë, në banesën e 22-vjeçarit B.K dhe ajo ka të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dyerve, ndërsa brenda saj u sekuestruan dy gëzhoja.
22-vjeçari nuk ndodhej në shtëpi, por u shpall në kërkim. Po ashtu në banesën e tij ndodhej dhe një makinë identike me Volfsvagenin e përdorur në vrasje, por ajo ishte me targa.
Gjatë kontrollove po në shtëpinë e të riut, hetuesit sekuestruan veshjet e dyshuara si të përdorura në vrasjen e dyfishtë.
Në këto kushte u procedua penalisht babai i të riut, B.K.
Nga hetimet e deritanishme, policia thotë se është provuar se makina tip Volsvagen Polo e përdorur për vrasje është marrë me qira në Rinas nga e motra e F.M, i shpallur ne kërkim dhe ky i fundit i ka hequr targat.
Pasi është kryer vrasja e dyfishtë, 36-vjeçari ka dërguar makinën tek banesa e B.K dhe aty e ka mbuluar me bar, me qëllim për të humbur gjurmët.
Hetuesit gjithashtu dyshojnë se makina është dërguar tek i riu K. me qëllim për të ngritur alibinë se vetë 22 vjeçari kishte një automjet identik me atë të vrasjes.
Deri në këtë fazë të hetimit, policia ka shpallur në kërkim 4 persona, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen për motive hakmarrje.
Mes tyre është R. M., djali i Genc Mhilljat të vrarë në 2017 në Shkodër, ngjarje për të cilën dyshohet se u krye dhe vrasja e së dielës, me viktimë burrë e grua.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 