16 vite burg ka vendosur gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, për autoritn e vrasjes së Martin canit. Mario Përlleshaj u dënua për dy vepra penale “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 18 nëntor 2024 në afërsi të shkollës Fan Noli ku dy të miturit ishin nxënës të së njëjtës shkollë.
Gjatë përleshjes mes tyre, Perlleshaj goditi me thikë Martin Canin i cili humbi jetën dhe plagosi një tjetër bashkëmoshatar.
Në qershor, gjykata rihapi hetimin dhe vendosi kryerjen e raporteve psikologjike për autorin dhe për të miturin që mbeti i plagosur gjatë sherrit mes disa personave.
Pas shpalljes së vendimit avokati i familjes Cani sqaroi se nuk ishin shumë të kënaqur me vendimin.
Po ashtu as babai i 14 vjeçarit që humbi jetën Engjëll Cani nuk ishte dakort me vendimin.
Kjo ngjarje e rëndë u shoqërua me protesa nga qytetarët sa i përket sigurisë në shkolla dhe mënyrën se si institucionet i trajtojnë rastet e konflikteve mes të miturve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 