Elbasan, procedura vjen pas kërkesës së Gjykatës së Apelit e cila riktheu hetimet

Pas kërkesës së Gjykatës të Apelit e cila riktheu hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan ka nisur rindërtimi i skenës së krimit. Për këtë qëllim u kërkua ndihma e policisë së Elbasanit, e cila vendosi mbrëmjen e kësaj të marte shiritët rrethues dhe ndalimin e parkimit për t’u lënë ekspertëve hapësirë të punojnë.

Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në Policinë e Shtetit.

Eksperimenti hetimor vjen pas kërkesave të të akuzuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj, i cili kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij, por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarje.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në prill të vitit 2021 para zgjedhjeve të përgjithshme pas përplasjes së mbështetësve të dy forcave politike, PS dhe PD.

Klan News