Policia arreston në Tiranë dy vëllezërit K dhe A.B, të shpallur në kërkim për vrasjen e Renis Dobres në Burrel në Korrik të këtij viti.

Ata akuzon si bashkëpunëtore të vëllait të tyre F.B, në vrasjen e 23-vjeçarit. Pjesë e organizmit të rrëmbimit dhe vrasjes ka qenë edhe P.Ç, i cili u arrestua pak ditë pas ngjarjes.

Renis Dobra u mor peng, u mbyt me litar dhe u hodh se bashku me makinën e tij në liqenin e Shkopetit. Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.

Për të kryer vrasjen, vëllezërit Bushgjokaj dhe Çakrri kishin marrë disa makina me qira.

Klan News

/tvklan.al