Indrit Pepa, i cili u vra mëngjesin e së enjtes në Mamurras, kishte njohje me autorin Agron Markola, i shpallur në kërkim. Pepa dhe Markola u konfliktuan 6 vite më parë, ndërkohë që Pepa u largua drejt Gjermanisë për azil. Ai u dhunua nga dy vëllezërit Markola dhe u qëllua me tytë të pistoletës. Por një vit më vonë, Indrit Pepa ishte në një berberhane në qytetin e Mamurrasit, kur në këtë berberhane futet Azis Markola, një nga autorët e rrahjes.

Indriti në atë kohë ka qenë 20 vjeç. Sipas burimeve, ka marrë një armë zjarri tip pushkë për të rrahur Azis Markolën. Në momentin kur Pepa hyn për të sulmuar Markolën, disa qytetarë e kanë kapur nga dora dhe e kanë mbajtur. Në përpjekje për t’u përmbajtur, një plumb është shkrepur nga arma, duke e plagosur Azis Markolën në të dyja këmbët. Që nga ajo ditë, familja e Indrit Pepës është ngujuar brenda 4 mureve nga frika e hakmarrjes. Disa herë familja ka tentuar të shuajë konfliktin me Azis Markolën, por nuk ia ka arritur.

Tre vite më parë, viktima Indrit Pepa kishte  emigruar në Gjermani ku kërkoi edhe azil pasi në Shqipëri kishte deklaruar se ndihej i rrezikuar. Në Gjermani, ai u bë baba i një vajze, e cila sot është 3 vjeç.

/abcnews.al