Prokuroria e Fierit dërgoi në gjyq të renë E.Rama për vrasjen e babait të saj, Anesti Rama, në korrik të vitit të shkuar.
Përmes një njoftimi, akuza thotë se vajza vrau babanë e saj duke i shtrënguar qafën me një lak teli, duke shkaktuar asfiksi dhe më pas vdekjen e menjëhershme.
Pas ngjarjes, nëna e saj, V.Rama, e dërguar po ashtu në gjyq, lau trupin dhe pastroi vendin e krimit, duke u akuzuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Motivet e krimit të rëndë, vajza e re i justifikoi duke thënë se babai ishte fanatik dhe e mbante të mbyllur.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
