Një i dënuar në Karolinën e Jugut në SHBA për vrasjen e prindërve të ish-të dashurës është bërë i dënuari i parë në 15 vitet e fundit që është ekzekutuar me pushkatim.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Brad Sigmon u qëllua në orën 18:00 me orën lokale. Pjesë e skuadrës së pushkatimit ishin tre persona që e qëlluan me plumba të projektuara posaçërisht.
67-vjeçari Sigmon ishte dënuar për vrasjen e David dhe Gladys Larke, ngjarje e ndodhur në vitin 2001. Ai tentoi të vriste edhe ish-të dashurën, por ajo arriti të arratisej dhe të shpëtonte.
Sigmon kishte kërkuar vdekje nga një skuadër pushkatimi mbi dy metodat e tjera të aprovuara nga shtetit si forma ekzekutimi: karrigia elektrike apo injeksioni vdekjeprurës.
Që prej vitit 1977 tre persona janë ekzekutuar me skuadër pushkatimi, të tre në shtetin e Utah. I fundit ishte Ronnie Lee Gardner në 2010-ën./tvklan.al