Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi, është vrarë këtë të martë në Libi, 3 shkurt. Lajmin e kanë bërë të ditur avokati dhe familjar të tij.
Mediat libiane raportuan se vrasja e 53-vjeçarit ndodhi në rezidencën e tij dhe u krye nga katër persona të paidentifikuar, duke shtuar se kamerat e mbikëqyrjes në vend ishin çaktivizuar para sulmit.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Libisë ka hapur një hetim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pavarësisht se nuk mbante asnjë pozicion zyrtar, djali i dytë i Gaddafi-t dikur shihej si figura më e fuqishme në vend. Saif al-Islam formësoi politikën dhe ndërmjetësoi misione diplomatike të profilit të lartë dhe të ndjeshme përgjatë viteve deri në rrëzimin e regjimit të babait të tij.
Gaddafi u kap dhe u burgos në Zintan në vitin 2011, pasi u përpoq të largohej nga vendi i Afrikës së Veriut pas marrjes së kontrollit të Tripolit nga opozita.
Ai u lirua në vitin 2017 si pjesë e një amnistie të përgjithshme dhe qëndroi përgjithësisth i fshehur për tju shmangur një ekzekutimi të mundshëm.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
