Një i dënuar shqiptar, në burgun e Korydallos, Greqi, është vrarë këtë të hënë, 19 janar, si pasojë e një sulmi me thikë nga një i burgosur tjetër.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në ambientet e brendshme të burgut, kur autori, me origjinë greke, sulmoi shqiptarin me një objekt të mprehtë të improvizuar si thikë.

I lënduari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e viktimës e të autorit nga mediat fqinje, por raportohet se të dy ishin të dënuar për vrasje.

Sipas in.gr, viktima ishte akuzuar për vrasje në Shqipëri. Ai kishte arritur të arratisej nga burgjet greke dhe kishte gjetur strehim në Shqipëri. Kur u kthye në Greqi, u gjet dhe u dërgua përsëri në burg.

Dyshohet se vrasja është pjesë e luftës që ka shpërthyer midis grupeve rivale të mafias shqiptare dhe se ndoshta ka pasur një “kontratë vdekjeje” kundër viktimës.

/tvklan.al