Një tjetër vrasje është shënuar në vend. Në fshatin Lajthizë të Mirditës, një 68-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda shtëpisë së tij. Viktima është Frederik Radi, i cili dyshohet që të jetë qëlluar nga dritarja.

I ndjeri u gjet i pajetë nga vajza e tij e cila kishte shkuar në këtë banesë pasi i ati nuk po i përgjigjej prej 2 ditësh. Në shtëpinë ku ndodhi krimi, 68-vjeçari kalonte muajt e verës dhe nuk banonte aty gjatë vitit.

Sipas grupit hetimor të policisë, mendohet se 68-vjeçari u qëllua nga dritarja e dhomës ku flinte.

Deri në këto momente janë shoqëruar në komisariat disa banorë të këtij fshati.

Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat. /tvklan.al