Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë sërish një deklaratë të fortë në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Vuçiç pohoi se vetëm një Serbi e dobët dhe e pasuksesshme do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”. “Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel”, tha Vuçiç në televizionin serb.

Kreu i shtetit serb pohoi se ishte i interesuar se çfarë do të thoshte historia në “50 vjet dhe se ai kishte marrë shumë çmime deri më tani që pothuajse askush në Serbi nuk i kishte marrë”.

Presidenti Vuçiç përsëriti se që nga ardhja e tij në pushtet, Serbia ka ndërtuar më shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos.

Klan News