Aleksandër Vuçiç shpalli fitoren e zgjedhjeve në 10 komunat, duke deklaruar se diferenca e partisë së tij, Partia Progresive Serbe, ndaj opozitës është 20 përqind, duke hedhur poshtë se pati një rënie në këto votime.
“Nuk është një ndryshim prej 2.3 ose 5 përqind. Diferenca kur mbledh votat është pothuajse 20 përqind. Jam i lumtur që kemi kundërshtarë që, pavarësisht se humbasin në zgjedhjet demokratike, janë përherë të lumtur”.
Vuçiç foli edhe për incidentet, duke pretenduar se kanë një video të dhunimit të një aktivisti të partisë së tij në qytetin Bor. Ndërsa opozita pretendon të kundërtën, pasi në këtë ngjarje disa persona dhunuan një student që po ndiqte një makinë ku kishte lista paralele.
Procesi zgjedhor në të 10 komunat u shoqërua me konflikte fizike dhe dhunime të disa personave, ku pati edhe të gjakosur. Njerëz të maskuar goditën disa persona jashtë qendrave të votimit, duke mos kursyer as studentët dhe as vëzhguesit.
Opozita akuzoi partinë në pushtet për incidentet, duke ngritur pretendimet se pati frikësime ndaj votuesve, shitblerje të votave dhe lista paralele të zgjedhësve. Partia e Vuçiçit akuzoi studentët për ngacmim, ndërsa policia tha se katër persona u arrestuan për një sulm të dyshuar ndaj një anëtari të SNS. Në këto zgjedhje, me një listë të tyre në të 10 komunat, u cilësua një hap i rëndësishëm përpara.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
