Kasti dhe ekipi i “Wicked” vijojnë me turneun e tyre ku këtë here dolën në premierën e filmit në Los Angeles. Me Cynthia Erivo dhe Ariana Grande, “Wicked” bazohet në muzikalin e Stephen Schwartz me të njëjtin emër, i cili është një përshtatje librit të vitit 1995 nga Gregory Maguire.
Ai tregon historinë e një gruaje të re me lëkurë të gjelbër, Elphaba, e cila interpretohet nga Cynthia Erivo që bëhet shtriga e ligë e Perëndimit, ndërsa këngëtarja Ariana Grande, luan rolin e Glindës. Historia është e ndarë në pesë skena dhe paraqet ngjarje, personazhe dhe situata të përshtatura nga romani klasik për fëmijë “Magjistari i Ozit”.
Ariana Grande kishte veshur një fustan ngjyrë rozë të frymëzuar nga vitet 1950, me një kapele mbi supe dhe doreza të bardha, ndërsa Erivo shkëlqente me një fustan të gjelbër të ndezur, latex që nxirrnin në pah linjat e saj. Në premierë ishte edhe këngëtarja amerikane Jennifer Lopez, e cila kishte veshur një fustan me rruaza ari dhe rozë. “Wicked” vjen në kinema më 22 nëntor ndërsa pjesa e dytë është planifikuar për nëntor 2025.
Klan News