Perëndime dielli kaliforniane dhe ëmbëlsira të dekoruara në mënyrë perfekte, Meghan Markle na hap sërish dyert e botës së saj me sezonin e dytë të serialit “With Love, Meghan”, që vjen në Netflix.
E xhiruar pranë shtëpiës së dukeshës në Montecito, seria na çon në një realitet luksoz, por të ngrohtë, ku jane në fokus mikpritja, familja dhe ushqimi.
Ndër miqtë që shfaqen këtë sezon janë Chrissy Teigen dhe John Legend, që kalojnë momente të këndshme në kuzhinën e Meghan.
Këtë herë, spektakli nuk është vetëm për receta dhe dekorime. Meghan tregon për mëngjeset e tyre të ngrohta familjare, me ushqime të gatuara me dashuri që kthehen në një zakon të shenjtë.
Seriali është argëtues. Nuk ka dramë mbretërore, nuk ka përplasje familjare, vetëm një vështrim në stilin e jetës së çiftit.
Mes bisedave të ngrohta, zbulohen detaje nga jeta e Meghan-it që nga audicionet e saj të para, tek dashuria për Magic Radio në Mbretërinë e Bashkuar, deri te kujtimet nga kampingu në Botsvana, ku Harry ishte i pari që tha ‘Të dua”.
Meghan na jep një botë ku kuzhina është vendi i lidhjeve, shtëpia është strehë dhe jeta shijohet me ngadalë.
“With Love, Meghan” është një ftesë për tu ndalur dhe për të festuar gjërat e vogla që e bëjnë çdo ditë të veçantë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
