Pentagoni po përgatitet për operacione tokësore në Iran që do të zgjasin disa javë, raportoi Uashington Post. Sipas gazetës, e cila citon zyrtarë amerikanë, planet mund të përfshijnë ndërhyrje nga Operacionale Speciale dhe trupa të këmbësorisë.
Mbetet e paqartë nëse Trump do të miratojë ndonjë nga këto plane, por Irani ka thënë se është i përgatitur për t’u përgjigjur.
Kryetari i parlamentit të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se armiku po flet për negociatat publikisht, por në fshehtësi është duke përgatitur ndërhyrje tokësore.
Glibaf ka përsëritur se Irani nuk do të dorëzohet, ndërsa planin amerikan me 15 pika për t’i dhënë fund luftës e ka quajtur një “listë dëshirash të SHBA-ve”.
Sakaq, këtë të dielë në Pakistan nisen bisedimet dyditore me ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Turqisë dhe Egjiptit, në kërkim të mënyrave për të lehtësuar tensionet rajonale, një ndërmjetësim që përfshin edhe kontaktet mes Iranit dhe SHBA-ve.
Ushtria izraelite tha se në sulmet e 24 orëve të fundit kishte shënjestruar infrastrukturën e prodhimit të raketave balistike të Teheranit. Si pasojë janë raportuar disa viktima.
Irani gjithashtu është kundërpërgjigjur me sulme ndaj Izraelit dhe vendeve të tjera të Gjirit, duke goditur infrastrukturën. Ndërsa, lëshoi një raketë dhe dy drone edhe drejt Jordanisë. Që nga fillimi i luftës, sipas autoriteteve iraniane, ka pasur mbi 2 mijë të vrarë dhe mbi 25 mijë shtetas të plagosur.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 