Talent Show me popullor per promovimin e talenteve te reja đŸ‡ŠđŸ‡± Nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu

Grupi i vajzave bashkohen për një performancë elektrizuese me vocal-coach Landi Kademin

Pas dy super performancave nga grupi i djemve me vocal-coach e tyre Kamela Islamaj dhe grupi Mix me vocal-coach Egzona Ademajn, në skenën e X Factor Albania janë ngjitur grupi i Vajzave me The Chemicals dhe vocal-coach i tyre Landi Kademi.


3 nga 16 finalistet e kĂ«tij edicioni tĂ« talent-show-t, Wendy, Luna dhe Kejsi iu bashkuan 3 finalistĂ«ve tĂ« tjerĂ« qĂ« ende vijojnĂ« garĂ«n Anisa, Kleansa dhe The Chemicals. Ata kĂ«nduan sĂ« bashku “E duam jetĂ«n ndaj na lini ta jetojmĂ«â€, duke dhuruar emocione tĂ« bukura dhe njĂ« atmosferĂ« fantastike, qĂ« elektrizoi gjithĂ« tĂ« pranishmit.

Land Kademi është një nga artistët më të mirë dhe të dashur të muzikës Live në Shqipëri, me një eksperiencë të gjatë në përgatitjen e zërave të rinj sdrejt botës së muzikës. Këtë vit ai ka qenë pjesë e X-Factor Albania dhe ka një meritë të veçantë në produksionin duke qenë në krye të skuadrës së Vajzave, si vocal-coach.

Jet – I see red

Niki – Black dog/Rock n roll

Alis – I wanna know what love is

Anisa – The Phantom of the Opera

Chemicals – How cike \ Kena lind per cef

Kleansa – Never enough

Elhaida Dani me njĂ« performancĂ« magjike nĂ« “X Factor Albania”

Mes surprizave tĂ« shumta qĂ« ishin rezervuar nĂ« kĂ«tĂ« natĂ« tĂ« ‘X Factor Albania’ ishte edhe performanca e Elhaida Danit.

Ajo ka qenĂ« nĂ« krye tĂ« grupit tĂ« Vajzave dhe The Chemicals duke i trajnuar dhe qĂ«ndruar pranĂ« qĂ« nga dita e parĂ«. E kush mĂ« mirĂ« se ajo mund t’i kuptojĂ« e mbĂ«shtesĂ« yjet e ardhshĂ«m tĂ« muzikĂ«s shqiptare.

Elhaida është fituese e disa çmimeve dhe garave muzikore si Star Akademi, Top Fest, The Voice of Italy, Festivalit të Këngës në RTSH 2014, që e bëri përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong 2015.


Sonte ajo u ngjit nĂ« skenĂ« pĂ«r tĂ« dhuruar njĂ« performancĂ« drithĂ«ruese. Artistja nga Shkodra kĂ«ndoi “Adagio”, duke dhuruar emocione.

Elhaida vijon rrugĂ«timin nĂ« “X Factor Albania” me tre konkurrentĂ« Kleansa, Anisa dhe The Chemicals.

Surpriza e mbrëmjes: Asnjë i eliminuar në X Factor Albania

MbrĂ«mja e sotme kishte rezervuar emocione tĂ« shumta dhe performanca spektakolare nĂ« “X Factor Albania” nga tĂ« gjithĂ« artistĂ«t e mbetur nĂ« garĂ«.


Një ndër to ishte edhe fakti se sonte nuk lishte të eleminuar. Lajmi surprizë u prit me entuziazëm nga të gjithë.

Tashmë gara vijon për Alis, Niki, Anisa, Kleansa, The Chemicals, Jet.

/tvklan.al