Teksa ndajnë së bashku një eksperiencë të magjishme më “X Factor Albania” për javë të tëra, Arilena Ara dhe Young Zerka kuptuan se përveç tryezës së jurisë ku janë kundërshtarë, mund të jenë bashkëpunëtorë fantastikë.

Me një super kimi siç e kemi vënë re çdo të premte gjatë spektaklit, dy energjitë shpërthyese të muzikës shqiptare janë bërë bashkë për një super këngë, me titull “Bukuroshe”.

Kënga që gjendet prej orësh në “Spotify” u prezantua sonte në skenën e “X Factor Albania” nga dy artistët, duke ngritur gjithë publikun në këmbë. Një këngë tejet e bukur që do e dëgjojmë kudo muajt e ardhshëm./tvklan.al