#XFactorAlbania#TvKlan #XF2024 Talent Show me popullor per promovimin e talenteve te reja.
Grupi “Mix” ribashkohet në skenën e “X Factor Albania” për një performancë spektakolare me Egzona Ademajn
Mbrëmja e sotme e “X Factor Albania” është hapur me një performancë spektakolare të grupit “Mix” dhe vocal-coach të tyre Egzona Ademaj. “Mix” janë ribashkuar edhe një herë në skenën e talent-showt më të ndjekur në vend, duke dhuruar një moment elektrizues.
Borana, Alba dhe Ingrid, të eleminuara më herët në javët e mëparshme u janë bashkuar Frank dhe Jet të cilët vijojnë ende garën e tyre. Të udhëhequr nga Young Zerka, kjo kategori është trajnuar tërë këto javë nga Egzona, e cila ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e dytë të “X-Factor Albania”.
Me suksese në muzikë dhe aktrim, sonte Egozna u ngjit në skenën e “X-Factor” duke na dhënë një performancë të rrallë së bashku me skuadrën e saj, me një nga këngët ikonike të Queen, “Show Must Go On”!
Magjia e Arilena Arës në skenën e “X Factor Albania”: Një kthim emocionues në rrënjët e suksesit të saj

Arilena Ara është ngjitur sonte në skenën e “X Factor Albania”, prej nga ku vite më parë nisi rrugëtimin e saj drejt majave të muzikës Pop.
Dikur një adoleshente me ëndrra të mëdha që triumfoi në “X Factor Albania 2” si zëri më i mirë. Sot në panelin e jurisë si një nga këngëtaret më në zë, e cila ka shkruar suksese edhe në rang ndërkombëtar.
Arilena ka një portofol hitesh me këngë që kanë thyer rekorde e kanë rrëmbyer zemrat e publikut, të tilla si “Nëntori”, “Shaj”, fituese e festivalit të 58-të Këngës në RTSH, “Thirre Policinë” etj.
Sonte ajo performoi në skenën e ‘X-Factor Albania’ disa prej këngëve të saj më të mira, duke ‘djegur’ skenën siç bën gjithnjë. Jo vetëm me zërin e veçantë, por edhe me një performancë elektrizuese siç vetëm ajo di.
I gjithë publiku në sallë u bë një me të dhe trupën e baletit, duke kënduar e kërcyer së bashku në një atmosferë fantastike.
“X Factor Albania” bën bashkë Arilena Arën dhe Young Zerkën në një këngë hit

Teksa ndajnë së bashku një eksperiencë të magjishme më “X Factor Albania” për javë të tëra, Arilena Ara dhe Young Zerka kuptuan se përveç tryezës së jurisë ku janë kundërshtarë, mund të jenë bashkëpunëtorë fantastikë.
Me një super kimi siç e kemi vënë re çdo të premte gjatë spektaklit, dy energjitë shpërthyese të muzikës shqiptare janë bërë bashkë për një super këngë, me titull “Bukuroshe”.
Kënga që gjendet prej orësh në “Spotify” u prezantua sonte në skenën e “X Factor Albania” nga dy artistët, duke ngritur gjithë publikun në këmbë. Një këngë tejet e bukur që do e dëgjojmë kudo muajt e ardhshëm.
Një nga zërat më të spikatur, Frank ndërpret rrugëtimin në “X Factor Albania”
Mbrëmja e sotme kishte rezervuar emocione të shumta dhe performanca spektakolare në “X Factor Albania” nga të gjithë artistët e mbetur në garë.
Por formula përcakton një largim në fund të çdo nate dhe rrugëtimi për mbrëmjen e sotme u ndërpre për Frank.
Gjatë këtyre javëve ai ka qenë padyshim një nga zërat më të veçantë e të dashur nga publiku, duke dhuruar emocione të shumta në skenën e madhe të talent-showt.
Gjendur përballë The Chemicals në showdown, Frank u largua nga gara, por duke hapur dyert drejt një rruge të gjatë e të suksesshme në muzikën shqiptare.
Votat e jurisë:
Young Zerka: Frank
Elhaida Dani: The Chemicals
Arilena Ara: The Chemicals
Adi Krasta: The Chemicals
Tashmë gara vijon për Alis, Niki, Anisa, Kleansa, The Chemicals, Jet.
/tvklan.al