“X Factor Albania” ka nisur sonte me netët live në ekranin e Televizionit Klan. Si çdo herë, programi që mban firmën e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut premton këtë sezon një spektakël fantastik.

16 supertalente do të ndezin skenën me performancat e tyre në një garë e cila do të vazhdojë për 15 netë, prej nga pritet edhe do të zbulohet ylli i ardhshëm i skenës shqiptare.

Muzika live, skenografia, performancat e kuruara me kujdes, numrat koreografikë dhe elementët e shumtë spektakolarë do të sjellin një premierë që do të surprizojë të gjithë!/tvklan.al 

/tvklan.al