Për herë të parë në Shqipëri, nis “X Factor Kids”
Nga një lajm i bërë publik muaj më parë dhe për një spektakël që premton shumë…pritjes i erdhi fundi! Nis talent show më i madh muzikor dedikuar fëmijëve në Shqipëri, “X Factor Kids”.
Pas suksesit për vite me radhë me “X Factor Albania”, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu sjellin çdo të premte në orën 21:00 për teleshikuesit e Televizionit Klan, “X Factor Kids”, spektaklin dedikuar yjeve të ardhshëm që synojnë të prekin magjinë e skenës.
Nën emocionet e papërshkrueshme të skenave të mëdha, ky format premton argëtim, muzikë dhe garë. Mes më të mirëve të përzgjedhur, kush do e ketë faktorin “X”?!
Pa mundur të fshehë emocionet Alketa Vejsiu hapi spektaklin “X Factor Kids”, duke e cilësuar si një udhëtim të bukur drejt zbulimit të brezit të ri të talenteve shqiptare. Vejsiu theksoi se në këtë skenë mund të fshihet një yll i ardhshëm, ndoshta një “Dua Lipa e re”, ndërsa çdo fëmijë që ngjitet aty mban me vete një ëndërr të madhe, që bota ta dëgjojë, ta njohë dhe ta vlerësojë për talentin e tij.
“Mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në X Factor Kids. Kjo është nata e parë e audicioneve. Është një programet që kam gjithmonë përzemërt, sepse ka në qendër misionin e zbulimit të talentit. Unë them gjithmonë në programet që drejtoj, që Shqipëria ka talente të mëdha dhe këtu mes nesh sonte mund të kemi një Dua Lipa të ardhshme.
Nuk e dimë se cili do të jetë këtu që mund të na çudisë, po dimë që ka shumë fëmijë që kanë ardhur për të konkurruar me një ëndërr, që bota t’i dëgjojë dhe t’i njohë. Prandaj është krijuar ky emision, që të ketë në vëmendje atë fijen e hollë të emocionit që kanë ata fëmijë, të cilët nuk duhet të lëndohen, por duhet të marrin forcë dhe besim nga ky spektakël, sepse mes milionësh shqiptarëve ata kanë spikatur dhe kanë ardhur këtu.
Do të jetë një garë e bukur, një garë fantastike, e cila i ka marrë ata fëmijë nga ajo dhoma e vogël atje Fier, nga ai oborri i bukur në Gjakovë, nga një shtëpi e thjeshtë në Kukës, apo nga një tjetër shtëpi e bukur në rrugët me kalldrëm të Korçës, këtu kemi një talent që do të fitojë ‘X Factor Kids’ edicionin e parë”, tha Alekta Vejsiu.
‘Superfuqia’, risia e “X Factor Kids Albania”
Në çeljen e talent show-t më të madh në Shqipëri, dedikuar fëmijëve, “X Factor Kids”, një spektakël që synon zbulimin dhe promovimin e talenteve të rinj, e atyre talenteve që në një të ardhme mund të jenë brezi i ri i artistëve shqiptarë, moderatorja Alketa Vejsiu zbuloi disa nga surprizat e ristë.
Vejsiu tha se do të ketë katër kategori të ndarjes dhe përzgjedhjeve të konkurrentëve të vegjël, kategori vajzat, djemtë, kategoria junior që janë fëmijët në limitin e moshës që mund të pranohen në këtë spektakël dhe kids, ata më të vegjlit fare.
Një risi e spektaklit është “superpower”, një anëtar i jurisë do të ketë të drejtën të shpëtojë nga eliminimi, një prej konkurrentëve që rrezikon, por që mund të jetë më i talentuari ndër të tjerët.
“Janë katër kategori vajzat, djemtë, kategoria junior që janë fëmijët në limitin e moshës që mund të pranohen në këtë spektakël dhe kids, ata më të vegjlit fare.
Në këtë spektakël do të kemi dhe risi, superpower, superfuqia është një nga anëtarët e jurisë në fund, ku do të kemi ata konkurrentë që do të jenë në dyshim për t’u eliminuar apo për të vazhduar mundësinë e kthimit të njërit prej tyre, më të talentuarit. Do të kemi emocione sonte, gara fillon tani suksese konkurrentit të parë”, tha Alketa Vejsiu
Njihuni me 4 anëtarët e jurisë në natën e parë të “X Factor Kids Albania”
Mbrëmjen e kësaj të premteje, 7 nëntor, ka çelur siparin për herë të parë një nga formatet më të pritura televizive, “X Factor Kids Albania”. Në karrigen e jurisë, për këtë natë të parë, qëndrojnë emra të njohur dhe të dashur për publikun: Pirro Çako, Fatma Haxhialiu, Andi Vrapi dhe Fifi.
Alketa Vejsiu, prezantuesja energjike e spektaklit, prezantoi për publikun anëtarët e jurisë. Nga magjistari i emocioneve Pirro Çako, te rebelja dhe e talentuara Fifi, gazetari simpatik dhe i dashur Andi Vrapi, dhe Fatma Haxhialiu, vajza energjike me kritika gjithmonë konstruktive.
“Gara fillon dhe unë sot iu prezantoj katër anëtarët e natës së parë. Kemi Pirro Çakon magjistarin e emocioneve, kantautorin dhe krijuesin e kushedi sa melodive të bukura të zemrës, Fifin rebelen që çdo emocion e shkruan bukur në nota dhe e këndon fort me kordat e zërit të saj, Andi Vrapi një nga yjet e shoëbiz-it, një nga gazetarët më simpatikë dhe kemi furtunën e kaçurrelave, një vajzat me energjike dhe një nga kritiken më konstruktive që ulet sot në këtë panel, Fatma Haxhialiu”, prezantoi Alketa Vejsiu.
/tvklan.al












Botërori 2026 
