“X Factor Kids” ka nisur sonte me netët live në ekranin e Televizionit Klan. Ashtu sikurse edhe tek talentshow mjaft i suksesshëm “X Factor Albania”, edhe “X Factor Kids” mban firmën e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.
18 supertalente të vegjël do të ndezin skenën me performancat e tyre, në një garë prej së cilës pritet që të zbulohet një yll i ardhshëm i skenave shqiptare.
Shqipëria po tregon se është vërtet një fabrikë talentesh, dhe sot, vetëm 18 të rinj do të kenë mundësinë të debutojnë në skenën e ‘X Factor Kids’. Ky program nuk është thjesht një spektakël, por një platformë unike ku talentet e reja mund të ndriçojnë, të kultivojnë dhuntinë e tyre dhe të nisin rrugëtimin drejt suksesit në muzikën shqiptare.
Siç thekson vetë drejtuesja e programit Alketa Vejsiu, më mirë të provosh dhe të mos ia dalësh sesa të mos provosh fare, dhe ky format është pikërisht vendi ku çdo fëmijë me pasion për muzikën mund të marrë vëmendjen dhe mbështetjen që meriton.
“Shqipëri është vërtet një fabrikë talentesh, por vetëm 18 do të debutojnë sot këtu. I falenderoj të gjithë ata që morën pjesë dhe guxuan, mbase edhe nuk ia dolën, por provuan. Është më mirë që të provosh gdhe të mos ia dalësh, se sa të mos provosh fare. “X Factor Kids” vjen si një produksion spektakolar në fakt, pas “X Factor” për të rinj, kemi realizuar gjashtë audicione të suksesshme dhe ne ndjehemi vërtet shumë krenarë kur shohim që talentet që vijnë nga kjo skenë, nga shkolla e Televizionit Klan janë pjesë e festivaleve të muzikës dhe pjesë e skenave muzikore shqiptare. Besoj se është shumë i vlefshëm, sepse ka një mision në qendër ky format, që të evidentojë, të ndriçojë dhe të japë vitrinën e duhur talentit dhe ne do e kurojmë talentin në gjenezë, tek fëmijët, aty ku talenti lind dhe kultivohet në mënyrën e duhur, sepse pas tyre punon një industri e tërë dhe unë mendon se ky do të jetë një program fantastik”, tha Alketa Vejsiu.
Katër anëtarët e jurisë, pas fazës së vilave tashmë kanë krijuar skuadrat e tyre. Fifi, mentore e “Djemve” vjen në këto net live me Marin, Fjord, Alex dhe Marlon.
Pirro Çako mentor i kategorisë “Junior” garon në “X Factor Kids” me pesë konkurrentët: Eden, Klea, David, Nikol dhe Jasemin.
Bojken Lako mentor i kategorisë së “Vajzave” ka në skuadrën e tij: Reanën, Rose, Arian dhe Kejsin. Kurse Oriola Marashi si mentore e kategorisë “Kids” prek skenën e netëve live me katër konkurrentët e vegjël: Ersa, Evelin, Enia dhe Aria.
Kjo është skuadra e “X Factor Kids” për këtë vit, një spektakël që premton shumë!
/tvklan.al












Botërori 2026 
