“Shqipëria e angazhuar në rindërtimin e paqes”

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka thotë se vendi ynë e ka luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar një ndër prioritetet gjatë anëtarësisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.

Deklarata u bë në takimin e ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS  që u mbajt sot në Romë, nën bashkë-kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme të Italisë.

Xhaçka rikonfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e Shqipërisë në rindërtimin e paqes në zonat e konfliktit.

Në deklaratën e përbashkët të miratuar, u bëhet thirrje partnerëve në koalicion që të jenë vigjilentë e të punojnë së bashku ndaj çdo forme të shfaqjes së rrezikut terrorist, në çdo rajon të botës, në zbatim të plotë të së drejtës ndërkombëtare.

Tv Klan

/tvklan.al