Granit Xhaka realizoi golin e parë në këtë Botëror, duke udhëhequr Zvicrën në një fitore shumë të rëndësishme kundër Bosnjës. Një gol që shërbeu si çlirim për mesfushorin me origjinë shqiptare, për të heshtur kritikët.

Në një reagim për Tv Klan pas ndeshjes së luajtur në Sofi Stadium në Los Angeles, Xhaka tregoi emocionet.

“Shumë i kënaqur jo vetëm për mua, por edhe për ekipin. Pas lojës me Katarin, ku nuk ishim në formën e duhur, treguam veten sot me një mentalitet shumë më të mirë, lojë shumë më të mirë dhe besoj se e kemi merituar këtë fitore”.

Por sa larg mund të shkojë kjo Zvicër në këtë Kampionat Botëror?

“Shpresojmë që do shkojmë larg, nuk i dihet kurrë futbollit, por do shkojmë hap pas hapi. Do shikojmë ndeshje pas ndeshje”.

Në stadiumin e Los Angeles nuk munguan as tifozët shqiptarë në mbështetje të Xhakës.

“Falenderoj të gjithë shqiptarët kudo që janë në botë. Suportin e kam pasur gjithmonë pas meje dhe shpresoj t’i bëj krenarë si gjithmonë”.

Xhaka arriti të shënonte golin e katërt në fitoren e Zvicrës kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Tv Klan

/tvklan.al