Një 26- vjeçare, e cila ka dashur të mbajë të fshehtë emrin, ka rrëfyer ditën e sotme në programin “Historia ime” në Tv Klan historinë e saj të trishtë. Para 6 vitesh, ajo martohet me mblesëri, por marrëdhënia me bashkëshortin nuk ka qenë ashtu siç ajo e kishte menduar. Ai fillloi të shfaqte xhelozi ndaj saj dhe ta etiketonte me fjalët më të papërshtatshme.

Edhe pas ardhjes në jetë të dy vajzave, xhelozia e tij vazhdonte edhe pse sipas 26- vjeçares, ai nuk kishte asnjë shkas. Madje arriti deri aty sa edhe vajzat e mitura filloi t’i fyente.

Mirela Milori: Mendon që ka patur ndonjë moment që i ke dhënë shkas që të ishte kaq xheloz ndaj teje?

Zonja X: I thoja gjithmonë më jep një gjë që unë të kam lënë shkak që ti të bëhesh xheloz ndaj meje. Edhe prindërit e mi ashtu i thoshin, edhe vëllezërit e mi. Po jo shkak nuk më le ti, por unë e ndjej që ti do më tradhëtosh.

Mirela Milori: Si ishte marrëdhënia juaj? Dilnit pinit një kafe, shkonit për vizita? Si ishte?

Zonja X: Nuk para dilnim, se dhe ekonomia e dobët, por fillova unë të dilja tek komshia, por ai e kishte mendjen tek xhelozia. Mund të dilja për momentin, por kur vija në shtëpi pastaj fjalë nga më banalet.

Mirela Milori: Po prindërit e tij çfarë pozicioni kishin në këtë histori?

Zonja X: Nuk thoshin asgjë. Mbrapa krahëve të mi më shanin mua gjithmonë, por kur ju thoja unë në sy nuk më thonin asnjë fjalë.

Mirela Milori: Vjehrri apo vjehrra?

Zonja X: Vjehrra më shumë, se vjehrri ishte tjetër njeri, gjithmonë i fliste të birit. Ndërsa vjehrra ishte bashkë me të birin gjithmonë.

Mirela Milori: Vendosët që të shkonit në Greqi një moment ?

Zonja X: Në momentin kur hyri kushuriri im për të hequr ‘apellasin’ kemi marrë lekë borxh dhe nuk kishim si i lanim. U detyrova isha shtatzënë me gocën e dytë, e lashë gocën e madhe tek prindërit e mi dhe shkuam.

Mirela Milori: Si ishte jeta në Greqi?

Zonja X: Me sakrifica, punonim të dy, por kur shkonim prapë në darkë në shtëpi shfaqte xhelozi. Më thoshte nuk erdhe për të punuar ti, por erdhe të shikoje grekët këtej. Ndërkohë unë isha dhe shtatzënë.

Mirela Milori: Si ka qenë presioni i madh?

Zonja X: Me fjalë më ofenduese. Sidomos goca e madhe ka qenë prezente e fjalëve dhe kur dëgjon ndonjë fjalë ofenduese e shoh që mbyllet në vetvete.

Mirela Milori: Po me vajzat si ishte marrëdhënia e tij? I do?

Zonja X: I do? I donte por kur i hipte xhelozia, nuk e kuptoja as vetë çfarë i hipte, bëhej pishman edhe për vajzat dhe thoshte nga vajta ju bëra juve? Pata një në shtëpi dhe m’u bënë 3?

Mirela Milori: Pra fyente edhe vajzat me epitetin që të referohej ty?

Zonja X: Po, kohët e fundit edhe vajzat, dhe atë nuk e duroja dot më shumë. /tvklan.al