Me Euro 2024 që përfundoi tani ‘ethet Mbappé’ kanë nisur me ritëm të plotë në Madrid, teksa entuziazmi po rritet për atë që pa dyshim do të jetë një fushatë magjepsëse në Santiago Bernabéu.

Francezi përmbushi një sërë detyrash në prezantimin e tij të martën. U prit nga dhjetëra mijëra fansa në stadium, foli në konferencë me gazetarët, pozoi me ngjyrat e ekipit të ri.

E gjithë veprimtaria e tij u publikua në rrjetet sociale të ekipit. Shokët e rinj të skuadrës kanë reaguan për “yllin” e ri në Madrid.

“Mirë se erdhe shoku”, – ka shkruar Jude Bellingham në seksionin e komenteve të postimit të fundit të ish-lojtarit të PSG-së në Instagram.

Vinícius komentoi “Vamos” dhe Endrick, që i bashkohet këtë  verë Realit duke shtuar “Bienvenido” (mirë se erdhët)