Kate Hudson ka detyruar aktorin e njohur Matthew McConaughey të përdorte deodorant teksa filmohej “Fool’s Gold”? Ky është një thashethem që për një periudhë të gjatë qarkulloi nëpër media, por që nuk është plotësisht i vërtetë.

Në 2008-ën, dyshja simpatike luajtën sëbashku në film si një çift në kërkim të një thesari të humbur. Shumë nga skenat janë në vende tropikale e temperatura tejet të larta.

“Jo ai nuk lëshoi deodorant. Por meqë ra fjala, as unë!”, është shprehur Hudson në një intervistë. “Mund ta nuhasja prej një distance të largët sepse isha mësuar me aromën e tij”, shtoi ajo.

@bravowwhl Kate Hudson puts an old urban legend about Matthew McConaughey to rest once and for all. #WWHL ♬ original sound – BravoWWHL

Por gjejeni çfarë? Aktori ka deklaruar se nuk përdor deodorant, pasi ky i fundit i shkakton aromë të keqe trupit. Madje edhe aktorja Yvette Nicole Brown, tha se ylli kinematografik “mban një aromë shumë të këndshme natyrale”.

E kur McConaughey është pyetur nga gazetarët lidhur me këtë, ai e ka thënë troç: Nuk kam përdorur deodorant për 20 vite rresht. Më pëlqen aroma natyrale e trupit, sidomos e partneres time Camila. Aroma më sexy është thjesht natyrale. Çmendem pas aromës që gruaja ime mban çdo mëngjes, ajo nuk hedh kurrë parfum.

Në gjithë këtë vapë, nuk jemi të sigurt a do ndjekim këshillat e McConaughey, megjithatë mbetet për t’u testuar në një moment të dytë…

/tvklan.al