Këngëtarja dhe aktorja fituese e çmimit Grammy, Brandy, u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame, në një karrierë që përfshin më shumë se tre dekada dhe që e ka bërë atë një nga artistet femra me albumet më të shitura në historinë e muzikës.
“Doja një trashëgimi të shkruar në gur, një yll në Walk of Fame është një përkufizim i trashëgimisë. Ai nuk feston vetëm suksesin tënd, por shënon historinë tënde. Nuk nderon vetëm punën tënde, por e bën të pavdekshme dritën tënde. Nuk ëndërrove thjesht, u bëre”, tha Brandy.
Në aktivitet morën pjesë edhe këngëtari dhe producenti Kenneth “Babyface” Edmonds dhe aktorja, shkrimtarja, producentja televizive Issa Rae. Rae tha se pa Brandy-n dhe rolin e saj si Moesha në shfaqjen televizive të viteve 1990 me të njëjtin emër, shfaqjet e tjera televizive për njerëzit me ngjyrë nuk do të ekzistonin.
Ylli për këngëtaren Brandy i shtohet mijëra të tjerëve që nga përfundimi i Walk of Fame në vitin 1961.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 