Julian Ortega, aktori i njohur i serialit hit në Netflix, “Elite” ka  ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.

Ylli spanjoll pësoi arrest kardiak të dielën teksa ndodhej në plazhin Zahora në Barbate. Ngjarja ndodhi në prani të pushuesve. Në fillim u raportua se ai ishte mbytur, por më vonë u konfirmua se kishte kaluar arrest kardiak.

Pas 30 minutash përpjekjesh për ta rikthyer në jetë, ekipi i ndihmës së shpejtë e deklaroi të vdekur.

Llogaria e tij në Instagram është tejmbushur me mesazhe të ndjera nga admiruesit dhe kolegët. Postimi i fundit i aktorit ishte më 18 mars.

Ortega njihej kryesisht për rolin e tij në serialin “Elite” që u transmetua në Netflix nga viti 2018-2024. Serilai ka 8 sezone ndërsa 41-vjeçari u shfaq në 6  episode si menaxheri  i restorantit “La Cabaña”.

Veç tij, Ortega njihej për rolet e tij në “4 estrellas,” “The Countryside,” “Caronte,” “Untameable” dhe “La sue se avecina”.  Së fundmi ai sapo kishte përfunduar xhirimet e filmit “Trompeta”./tvklan.al