Edicioni i dhjetë i “Za Fest” u çel në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë rrugëtim të një prej festivaleve më të njohura kulturore në veri të vendit.

Nata e parë iu kushtua letërsisë, me të ftuara poetet Mimoza Ahmeti dhe Rita Petro, të cilat ndanë reflektime mbi poezinë, krijimtarinë dhe zhvillimet e saj.

Në kuadër të 10-vjetorit, publiku ndoqi edhe një dokumentar që solli në vëmendje historinë e “Za Fest”, nga edicioni i parë i organizuar në Theth e deri te rrugëtimi i tij ndër vite.

Mbrëmja u përmbyll me performancën muzikore të artistes Linda Rukaj.

“Za Fest” do të mbyllet të shtunën.

/tvklan.al