Ndeshja me Serbinë më 11 tetor në Leskovac, përveç rëndësisë që ka për kualifikueset e Botërorit 2026, mbart edhe rrezik të trazirave.

Për këtë, përfaqësuesit e Kombëtares u larguan nga Beogradi, ku ishte parashikuar më herët. Këtë e kujtoi edhe ndihmëstrajneri i Kombëtares, Pablo Zabaleta, në një intervistë për mediat ndërkombëtare, duke treguar edhe synimin e Shqipërisë.

“Është një sfidë që duhet marrë me kujdes, sepse në kualifikueset e Euro 2016 pati probleme. Është një ndeshje që ka shumë rrezik, por ne duam të shkojmë në Botëror,” tha Zabaleta.

I pyetur nga gazetari se çfarë do të ndodhë nëse arrihet kualifikimi, Zabaleta dha një përgjigje me tone humori: “Ah, do të na ngrinin statujë në Tiranë!”

Shqipëria është e dyta në grupin e saj kualifikues me 8 pikë, e ndjekur nga Serbia me 7, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Përballjen me përfaqësuesen serbe do ta ndiqni si zakonisht në TV Klan.

Tv Klan

/tvklan.al