23 nëntor 2026- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë të qartë qëndrimin e tij për një bashkëpunim të mundshëm me forcat e reja opozitare, duke përjashtuar kategorikisht një aleancë me Sali Berishën.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lapaj u shpreh se qëndrimi i lëvizjes së tij për një kandidat të përbashkët në Tiranë mbetet i pandryshuar.
Sipas tij, zgjidhja duhet të jetë një kandidat i pavarur, i cili do të dalë nga një proces i përbashkët mes forcave politike.
Në bashkitë e tjera, Lapaj propozoi që secila parti të prezantojë kandidatin e saj dhe më pas të zhvillohet një sondazh për të përcaktuar emrin që gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve.
“Shqipëria Bëhet e ka pas qëndrimin që në krye të herës, ju keni qenë dëshmitar në emisionin që keni drejtuar në nëntor të viti të kaluar ku ka qenë i njëjti diskutim. Jemi të vendimit të parë, që i mundëson TiranëS një kandidat të përbashkët. Kandidati që del nga protesta është shumë relative. Për ne, kjo betejë është betejë ekzistence, betejë nevoje. Ne, zgjidhja që kemi dhënë është për një kandidat të pavarur. Duhet një bashkëpunim mes të resë, të paktën. Edhe ne jemi kundër një bashkëpunimi për Berishën.
Nuk do ketë bashkëpunim me z. Berisha. Ne e kemi dakordësuar këtë formulë për Tiranën. Absolutisht që qëndron në fuqi. Ne jemi një forcë që i qëndron vendimeve të veta.
Ne, si forcë, që ka si qëllim të parë vendin, Atdheun, ndryshimin, është domosdoshmëri që Tirana të mos i lihet në dorë Edi Ramës. Për bashkitë e tjera, secila parti propozon nga një kandidat, pastaj bëjmë një sondazh dhe ai që është më i pëlqyeri ai kandidon. Këtë propozojmë”, theksoi ai.
I pyetur nëse ka ndërmarrë hapa konkretë për të bindur partitë e reja opozitare për propozimin e tij, Lapaj tha se ka bërë përpjekje të vazhdueshme, por në këmbim ka marrë sharje dhe fyerje.
“Në mënyrë të përditshme, edhe publikisht, personalisht, por edhe nga studio e juaj, por nuk kam marrë as mirëkuptim, as qasje bashkëpunuese, kam marrë shpifje, sharje, gjuajtje nën brez”, tha ai.
/tvklan.al












Botërori 2026 