Princ Leka Zogu dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 8 vitesh. Vendimi është marrë në datën 24 Prill të këtij viti nga gjykata e Tiranës. Në vendimin e togave të zeza që Klan News disponon thuhet se çifti i bashkëshortëve e kanë kërkuar divorcin me marrëveshje mes tyre.

Ata kanë dhënë edhe arsyet se përse kërkojnë që të ndahen duke argumentuar se shkak kryesorë kanë qënë konflikete e vazhdueshme mes tyre, dhe jo tradhëtia ashtu siç është aluduar gjatë këtyre muajve. Para dhënies fund të martesës, Princ Leka dhe Elia Zaharia kishin firmosur para noterit një marrëveshje paraprake, duke rënë dakort edhe për pronat që i takojnë ish-princeshës dhe vajzës së tyre Geraldina.

Sipas aktmarrëveshjes të dorëzuar në gjykatën civile thuhet se Elja do të jetojë në një apartament 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish-Hotel Dajtit, që Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldinës.

Gjithashtu aktorja ka përfituar edhe një dyqan dhe një parking. Këto prona janë në emër të princesh Geraldinës dhe kur ajo të arrij moshën madhore Elia e humbet të drejtën e menaxhimit të tyre.

Për momentin Elia Zaharia do të jetojë në pallatin mbretëror bashkë më vajzën deri sa apartamenti të bëhet gati.

Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë 1 mijë Euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës Geraldinës. Kjo shumë përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të nënës.

Princ Leka dhe Elia Zaharia po ashtu kanë edhe një çështje tjetër të hapur sa i takon akuzës për dhunë në familje. Kjo pas një video që qarkulloi në rrjet disa javë më parë ku Princ Leka ishte përshirë në një përleshje fizike me Princeshën Elia dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, 73 vjeç.

Të dyja palët pretenduan për dhunë fizike duke u pajisur me urdhër mbrojte nga gjykata civile. Çështja është duke u hetuar nga Prokuroria e Tiranës.

Klan News