Vëzhguesit e yjeve kanë zbuluar 20 botë, të cilat besohet se janë të banueshme.

Analizimi i të dhënave nga teleskopi hapësinor Kepler zbuloi një listë planetesh që e kanë orbitën në yje si dielli ynë.

Çdo bote të re potenciale i duhet kohë e ndryshme për të lëvizur në orbitë, përfshirë një që i duhet një kohë ekuivalente prej 395 ditësh të Tokës për t’u rrotulluar rreth yllit të tij dhe një tjetër që i duhen vetëm 18.

Ekzoplanetit që i duhen 395 ditë është ai që ka entuziazmuar jashtë mase ekspertët. Jeff Coughlin, drejtues i grupit të punës së Kepler, që ndihmoi me analizën e të dhënave tha se është rreth 97 përqind i madhësisë së Tokës, por më i ftohtë.

Pavarësisht se më i ftohtë se planeti ynë, ai është më i ngrohtë se planetet e tjerë të zbuluar dhe mjaftueshëm i madh sa për të mbajtur ujë të lëngshëm, që është vital për jetën.

Më herët gjatë këtij viti, anija kozmike ka dalluar 219 ekzoplanetë kandidatë dhe 10 prej tyre mund të jenë të banueshëm.

Sipas të dhënave të NASA -s numërohen rreth 4 034 planete potenciale që observohen në galaksinë tonë.

Shkencëtarët po përpiqen që të gjejnë planete tokësore, që kanë madhësi të ngjashme apo dyfish të planetit tonë dhe gjenden në një zonë të banueshme.

Ka shpresa të mëdha që njerëzit do të mund të kolonizojnë shumë shpejt Marsin, që ndodhet në sistemin tonë diellor.

Miliarderi i Teslës ka prezantuar planin e tij për të dërguar njerëz në Mars brenda 2024.

/tvklan.al