Janë gjashtë deputetë të rinj të cilët për herë të parë do të betohen në Kuvendin e Kosovës nga zgjedhjet e 7 qershorit, pesë prej të cilëve nga Vetëvendosje dhe një nga Partia Demokratike e Kosovës. Ndërsa numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, pa ato të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta, ka sjellë edhe top 5-shen e deputetëve nga partitë parlamentare, e cila nuk ndryshon shumë nga zgjedhjet e kaluara.

Në Vetëvendosje listës i prin Albin Kurti, i pasuar nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati, ndërsa e pesta është Donika Gërvalla e Listës Guxo. Në Partinë Demokratike listës i prin Bedri Hamza, i cili ishte edhe kandidat për kryeministër, i pasuar nga Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku.

Ndërsa në Lidhjen Demokratike të Kosovës më së shumti vota ka marrë bartësja e listës Vjosa Osmani, e pasuar nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjithashtu prin bartësi i listës, kryetari Ardian Gjini, i pasuar nga Ramush Haradinaj, pastaj Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.

Numërimi i votave të diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me kusht mund të ndryshojë edhe renditjen e kandidatëve, ndërsa në përqindje të vogël edhe numrin e mandateve të partive politike.

Klan News

/tvklan.al