SHBA-të kanë rikonfirmuar mbështetjen ndaj Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Kjo u artikulua gjatë fjalës së mbajtur në vizitën që ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Uendt zhvilloi gjatë ditës së martë në ambientet e SPAK në kuadër të një uorkshop për provat digjitale.

Uendt u ndal tek zbatimi i ligjit në mënyrë të barabartë, mision që sipas tij është thelbësor për të tërhequr investime amerikane në Shqipëri.

Ambasadori u kërkoi gjithashtu prokurorëve dhe hetuesve të BKH, që hetimi i tyre të shkojë përtej, duke mos ndjekur vetëm provat, por edhe paratë e tyre.

Diplomati amerikan gjithashtu theksoi nevojën  që sistemi i drejtësisë shqiptare të kalojë në botën digjitale, ashtu sikurse po bëjnë dhe grupet kriminale, me qëllim goditjen e tyre.

/tvklan.al