Shkaqet e vdekjes së aktorit të njohur Patrick Stewart janë zbardhur rreth tri javë pas ndarjes së tij nga jeta, në moshën 86-vjeçare.

Sipas certifikatës së vdekjes, të publikuar nga mediat amerikane, aktori ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiopulmonar, ndërsa vuante edhe nga një çrregullim neurokognitiv me trupa Lewy, një formë progresive e demencës.

Dokumentet e siguruara nga portali TMZ konfirmojnë gjithashtu se Patrick Stewart vuante nga sëmundja e Alzheimerit, një informacion që ishte bërë i ditur edhe më herët. Në certifikatën e vdekjes përmendet edhe diagnoza e demencës me trupa Lewy.

Sipas të njëjtave dokumente, trupi i aktorit iu nënshtrua procesit të kremimit me ujë më 3 nëntor.

Familja e aktorit kishte njoftuar ndarjen e tij nga jeta më 29 tetor, përmes një deklarate të publikuar nga përfaqësuesi i saj.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë vdekjen e Sir Patrick Stewart, i cili ndërroi jetë dje në shtëpinë e tij në Los Angeles, nën kujdesin e dashur të bashkëshortes së tij, Sunny, pas një beteje të shkurtër dhe prekëse me sëmundjen e Alzheimerit”, thuhej në deklaratë.

Lajmi për vdekjen e aktorit të njohur shkaktoi reagime të shumta në botën e artit dhe mes fansave të tij, të cilët e kujtojnë për karrierën e gjatë dhe rolet e tij të spikatura në kinematografi dhe televizion.

/tvklan.al