Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas mediave turke ai pritet të mbërrijë në kryeqytetin tonë në orën 11:00 të paradites ndërsa axhenda parashikon një pritje të tij dhe delegacionit turk nga kryeministri Edi Rama. 

Pas takimit te dy liderëve, delegacionet do të drejtohen drejt xhamisë së re të Namasgjasë ku do të bëhet edhe hapja e saj.

Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria në pasdite ku më pas do t’i drejtohet Beogradit ku do të zhvillojë disa takime ndërsa vizita në kryeqytetin serb ka synime ekonomike.

Klan News