Policia shpall në kërkim Mitri Priftin nga Tirana
Mitri Prifti, një jurist 36-vjeçar nga Tirana, dyshohet se është autor i atentatit ndaj Edison Begajt. Policia bëri të ditur se ka zbardhur tentativën e vrasjes së 41-vjeçarit, e ndodhur më 29 Maj 2021 në fshatin Kaninë të Vlorës.
Nga provat ligjore e shkencore të siguruara në lidhje me këtë ngjarje blutë e Vlorës kanë mundur të vërtetojnë se Prifti ka qëlluar Begajn në derën e shtëpisë së tij. Ai është shpallur në kërkim për këtë ngjarje, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Policia e Vlorës bën me dije se shkak për këtë atentat është bërë një sherr i mëparshëm banal. Disa ditë para ngjarjes të dy personat mësohet se janë konfliktuar në një lokal në zonën e Lungomares ku Edison Begaj e ka goditur 36-vjeçarin me pëllëmbë në publik.
Ky i fundit se ka falur këtë gjë dhe më pas ka tentuar të marrë hak duke i bërë atentat në derën e shtëpisë. Ky moment konfliktit është filmuar nga kamerat e lokalit, që kanë qenë përcaktuese për zbardhjen e ngjarjes.
Një element i rëndësishëm në zbardhjen e kësaj plagosje ka qenë edhe dëshmia e Begajt në polici, i cili ka treguar në lidhje me konfliktin menjëherë pas ngjarjes.
Edison Begajt u qëllua nga një person i maskuar polic në sy të fëmijëve të tij kur ai sapo kishte zbritur nga makina. Pak ditë pas këtij atentati Begaj u arrestua gjatë një kontrolli të forcave speciale teksa u kap në zonën e Lungomares me armë me vete.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
