Disa shkencëtarë nga Universitetin e Maryland në SHBA dhe Instituti i Kërkimeve në Burkina Faso kanë arritur të modifikojnë një kërpudhë, e cila ka rezultuar mjaft efektive për zhdukjen e mushkonjave, të cilat janë transmetuese të sëmundjes së malaries.

Studiuesit thonë se kërpudha e quajtur GM, ose “Metarhizium Pingshaense”, është në gjendje të shfarosë 99% të mushkonjave, të cilat janë në hapësirën ku janë të përhapura këto gjallesa të modifikuara gjenetikisht. Shkencëtarët thonë se ka një rezultat shumë të shpejtë, brenda 45 ditëve ato japin efektin.

Por kjo kërpudhë ka shkaktuar edhe reagime të kundërta. Sipas disa shkencëtarëve të cilët merren me kontrollin e habitatit të insekteve, thonë se kjo mund të shkaktojë shfarosjen e mushkonjave të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për botën e gjallë, pavarësisht pjesës së errët të transmetimit të sëmundjes vdekjeprurëse.

Si pasojë e këtij insekti, çdo vit vdesin mbi 400 mijë persona, ndërsa nga sëmundja e malaries prekën 219 milionë njerëz në mbarë botën, ku pjesa më e madhe është në zonën e Afrikës. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sëmundja e malaries sa vjen e rritet, duke zgjeruar hartën e saj edhe në vende të tjera afrikane.

Klan Plus