Policia ka zbuluar një tjetër banesë ku dyshohet se mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, të cilat dyshohet se u shiteshin personave të maskuar për t’i përdorur gjatë protestave në Tiranë. Në pranga ka rënë pronari i banesës, D. B., 32 vjeç, ku u sekuestruan 47 pako me fishekzjarrë.
Sipas Policisë, nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre produkteve dhe as dokumentacionin shoqërues që vërtetonte blerjen e tyre.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i arrestuari u kishte shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e së shtunës, me qëllim përdorimin e tyre në veprime të dhunshme.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
