Një kompleks termal romak është zbuluar në Lushnje, nga specialistët e IKMT-së, në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe Bashkisë Lushnje.

Siti i ti arkeologjik në fshatin Zgjanë, cilësohet si një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në zonën e Lushnjes në dekadat e fundit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë pamje teksa po bëheshin gërmimet, të cilat nxorrën në dritë kompleksin termal të periudhës romake dhe ambienteve të lidhura me të.

Gonxhja cilëson se kërkimet vijojnë dhe pritet të sjellin të dhëna të reja mbi historinë e zonës, duke shtuar potencialisht një monument të ri kulture dhe një atraksion të rëndësishëm për turizmin kulturor.

/tvklan.al