Studimi i tij pritet të hedhë dritë mbi ndryshimet në evolucionin e Tokës

Zbulohet në Antarktidë një vargmal vullkanik që shtrihet për rreth 50 km dhe me një gjerësi rreth 15 km. lartësia rezulton të jetë rreth 1500 m, të fshehur nën ujërat detare.

Vitin e kaluar u hodhën dyshime të qënësishme për eksistencën e tyre, por tashmë ka mbërritur konfirmimi nga kërkimet gjeologjike. Studimi i tyre është i rëndësishëm pasi do hidhet dritë mbi ndryshimet globale që karakterizojnë evolucionin e Tokës dhe sistemeve të saj, veçimin e Antarktidës dhe krijimin e akullnajave rreth 34 mln vitë më parë.

Analizat tregojnë se ky vargmal eksiston si një kompleks kryesor vullkanik dhe gjeologjikisht i ri, pavarësisht se duhet ende përcaktuar datimi me saktësi, përbërja dhe aktiviteti.

Klan News