Një sondazh i ri ka zbuluar numrin ‘ideal’ të partnerëve seksualë që duhet të keni.

Sondazhi, i kryer nga IllicitEncounters.com, anketoi 1.000 burra dhe 1.000 gra për të zbuluar se sa partnerë seksualë do të dëshironin të kishte i dashuri i tyre i ri.

“IllicitEncounters.com” është faqja kryesore në internet e takimeve në Mbretërinë e Bashkuar për njerëzit e martuar që kërkojnë romancë jashtë marrëdhënies së tyre aktuale.

Të dhënat zbuluan se 52% e burrave dhe grave të anketuar thanë se numri ‘ideal “i partnerëve seksualë ishte 13.

77% e burrave thanë se do të flinin me dikë në takimin e parë nëse do të kishte kimi, krahasuar me vetëm 39% të grave.

Interesante është se 57% e burrave mendojnë se numri i lartë i partnerëve seksualë e bën dikë më pak të dëshirueshëm. Ndërsa nga të anketuarat gra vetëm 46% e tyre ishin në të njëjtin mendim. Kjo na bën të kuptojmë se ende ekziston një stigmë shoqërore në lidhje me perceptimin dhe shthurjen midis gjinive. 

Vetëm një total prej 31% e burrave dhe grave dëshirojnë të dinë historitë seksuale të partnerit të tyre. Ata nuk preferojnë që të marrin një përgjigje që nuk do i pëlqente nga partneri.

Jessica Leoni një eksperte e marrëdhënieve seksuale shprehet se: “13 partnerë është numri ideal dhe garanton se dikush do të jetë me përvojë, aventureske dhe me mendje të hapur”. /tvklan.al