Prokurorët suedezë kanë dalë me një emër, i cili besojnë se është personi që ka vrarë kryeministrin Olof Palme në vitin 1986.

Ai quhet Stig Engstrom dhe sipas autoriteteve ka vrarë veten në vitin 2000. Engstrom njihej ndryshe si “Njeriu i Skandias” ndërsa prokurorët thonë se tashmë kjo çështje quhet e mbyllur.

Kryeministri suedez u qëllua me armë nga mbrapa ndërkohë që po largohej nga kinemaja sëbashku me bashkëshorten, Lisbet. Më herët, ai kishte shpërndarë ekipin e sigurisë.

Vrasja ndodhi në një zonë të mbipopulluar. Mijëra njerëz janë marrë në pyetje mbi vdekjen e Palmes. Fillimisht u dënua një person me precedentë të mëparshëm penal, por më vonë ky vendim u anulua.

Engstrom njihej për shkak të punës që bënte në një kompani sigurimesh. Natën e krimit ai kishte qenë duke punuar në zyrat qendrore të kompanisë, që ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes.

Fillimisht ishte njw gazetar që e gjeti Engstrom si subjekt i mundshëm të ngjarjes. Dyshohet se shkak kanë qenë pikëpamjet e majta të kryeministrit.

U zbulua se ai kishte gënjyer se kishte tentuar të shpëtonte Palme natën e krimit. Më vonë autoritetet mësuan se a kishte kryer stërvitje me armë.

Olof Palme njihej si kryeministër karizmatik dhe drejtonte Partinë Social Demokrate të Suedisë.

Në vend ai pati krijuar  shumë armiq, sidomos biznesmenë për shkak të reformave që ndërmori./tvklan.al