Trafikantët e kanabisit kishin përshtatur një ambjent në një banesë të pabanuar në fshatin Veliqot të Tepelenës për kultivimin e kanabisit.

Pasi morën informacione në rrugë operative, forcat e drejtorisë së policisë ndërhynë duke sekuestruar 249 bimë të mbjella në vazo dhe 25 kilogramë lëndë narkotike. Siç shihet në videon e shpërndarë nga policia, trafikantët kultivonin kanabisin me anë të llambave elektrike dhe asipratorëve të ventilimit.

Policia ka shpallur në kërkim 2 persona, pronarin e banesës dhe një 47-vjeçar, banues në Sarandë. Për këtë aksion ka reaguar ministri i Brendshëm duke përgëzuar forcat e policisë. Balla bën të ditur se në vitin 2023 u shkatërrua 28 grupe kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike.

U kryen 171 operacione ku u goditën 335 raste të kultivimit të bimëve narkotike. Janë asgjësuar 2930047 bimë dhe u proceduan penalisht 273 persona.

Klan News