Teleskopi “Euclid” i Agjencisë Hapësinorë Evropiane zbulon unazën e Einstein. Është një unazë drite, që rrethon NGC 6505, larg 590 milion vite dritë.

Veçantia e këtij rrethi të ndritshëm qëndron tek fakti se është krijuar nga drita që mbërrin nga një tjetër galaktike shumë më e largët dhe për shkak të lentes gravitacionale drita devijohet, duke bere që drita të duket sikur vjen nga disa burime te ndryshme. Kjo e fundit është larg 4.42 miliard vite dritë larg dhe gjendet ne vije të drejtë pas asaj të plan të parë.

Studimi i Unazës së ndritshme të Einstein është sfidë për shkencën, dhe mund të ndihmojë që të kuptohet me mire zgjerimi i Universit, por edhe pasojat e materies së padukshme dhe asaj te errët.

Astronomët shpjegojnë se ky është një fenomen mjaft i rrallë. Misioni i Teleskopit të ri Eucklid është të vrojtoje hapësirën dhe të realizoje Harten me te zgjeruar 3D të Universit.

Klan News