Me muzikën e tij live jazz, restorantin me yje Michelin dhe suitat e personalizuara, De L’Europe është një nga hotelet më ikonike të Amsterdamit.
I ndërtuar në vendin ku ndodhej hoteli i parë i qytetit, kjo strukturë luksoze ruan historinë e kryeqytetit holandez në çdo cep të saj.
Çfarë e bën të veçantë
-Vendndodhja perfekte – Hoteli ndodhet në një nga zonat më të favorshme të Amsterdamit, pranë stacionit të metrosë Rokin, që lidh lehtësisht qendrën me pjesët e tjera të qytetit dhe të Holandës.
– Kuzhinë e qëndrueshme me yje Michelin – De L’Europe ka tre restorante brenda strukturës së tij. Njëri prej tyre, Flore, është vlerësuar me dy yje Michelin dhe një yll të gjelbër Michelin për praktikat e tij të qëndrueshme.
-Shërbim i jashtëzakonshëm – Nga recepsioni te restorantet, bari dhe hyrja kryesore, stafi karakterizohet nga mikpritja dhe profesionalizmi. Vizitorët mund të marrin edhe një tur privat për të njohur më mirë historinë dhe hapësirat e hotelit.
Çfarë duhet pasur parasysh
-Hotel shumë i kërkuar – Popullariteti i tij sjell shpesh ambiente të mbushura dhe çmime më të larta.
-Mëngjesi ka një kosto të konsiderueshme – Nëse nuk është i përfshirë në rezervim, mëngjesi mund të kushtojë rreth 50 euro për person.
Një histori që nis prej shekullit XV
Historia e De L’Europe daton që nga viti 1482, kur në këtë vend u ndërtua një kullë mbrojtëse e quajtur Het Rondeel, pjesë e sistemit të mbrojtjes së Amsterdamit. Me kalimin e shekujve, ajo u përdor edhe si han në vitin 1638.
Në vitin 1845, ndërtesa u rihap si Het Rondeel, hoteli i parë në Amsterdam i dedikuar pritjes së familjeve. Në vitin 1896, kompania holandeze e hoteleve e riktheu atë me emrin Hotel De L’Europe, emër që ka ruajtur deri sot.
Në vitet ’50, hoteli u ble nga Alfred “Freddy” Heineken, trashëgimia e të cilit vazhdon të jetë e pranishme në shumë detaje të strukturës.
Sot, hoteli luksoz ndodhet buzë lumit Amstel dhe ofron një restorant me dy yje Michelin, një spa me pishinë, suita me tema të ndryshme dhe një eksperiencë unike që ndërthur historinë me modernen.
Përshtypjet e para
Që në mbërritje, vizitorët impresionohen nga afërsia me metronë dhe nga hyrja madhështore e hotelit. Holli duket si një udhëtim në të kaluarën: llambadarë kristali, piktura të vendosura në mure, divane luksoze dhe një piano.
Pika më mbresëlënëse janë dritaret e mëdha që hapin pamjen drejt lumit Amstel. Procesi i regjistrimit është i shpejtë dhe stafi ofron edhe një vizitë orientuese në ambientet e hotelit.
Suita e veçantë
Një nga eksperiencat më të veçanta është qëndrimi në një nga suitat “t Huys”, mes tyre edhe suita e Amsterdam Fashion Week, e dekoruar nga themeluesja e eventit, Danie Bles.
Suita kombinon artin modern, revistat e modës dhe veshje të dorës së dytë që vizitorët mund t’i përdorin ose blejnë gjatë qëndrimit.
Me një sipërfaqe rreth 50-60 metra katrorë, ajo përfshin një sallon me pamje nga Amsteli, një banjë luksoze me vaskë të madhe dhe një dhomë gjumi të qetë. Krevati Coco-Mat është një nga elementët më të vlerësuar nga vizitorët.
Restorantet dhe argëtimi
Bari Freddy’s Bar, i emërtuar në nder të Alfred “Freddy” Heineken, është një nga pikat më të preferuara të hotelit. Aty mund të shijoni një pije nën tingujt e muzikës jazz live.
Hoteli ofron gjithashtu:
–Trattoria Graziella me kuzhinë italiane,
–Chapter 1896, një bar i stilit speakeasy,
–Brasserie Marie, me pamje nga lumi Amstel.
Por kulmi gastronomik është Flore, restoranti i drejtuar nga shefi Bas van Kranen. Ai është i njohur për përdorimin e produkteve lokale, të mbledhura nga natyra dhe të bazuara në mikro-stinët holandeze.
Një prej pjatave të tij më të veçanta përfshin rreth 25 lloje perimesh që ndryshojnë çdo javë sipas sezonit.
Shërbimet
De L’Europe ofron:
-një dyqan të brendshëm me produkte të përzgjedhura,
-suita familjare dhe dhoma të lidhura,
-programin për fëmijë “Little Marie”,
-spa me trajtime bukurie,
-pishinë të ngrohur,
-palestër të hapur 24 orë.
Angazhimi për mjedisin
Qëndrueshmëria është një nga shtyllat kryesore të hotelit. Restoranti Flore përdor produkte hiper-lokale, shumë prej të cilave vijnë nga ferma holandeze, Deti i Veriut dhe Deti Wadden.
Kuzhina është pa produkte qumështi dhe edhe arredimi bazohet në zgjedhje ekologjike, si përdorimi i drurit të ricikluar.
Hoteli ka marrë certifikimin Green Key Gold për praktikat e qëndrueshmërisë dhe bashkëpunon me organizata që mbrojnë pyjet tropikale në Amazonë.
Çfarë mund të vizitoni pranë hotelit
De L’Europe ndodhet në zemër të Amsterdamit, pranë:
-Sheshit Dam,
-tregut të luleve Bloemenmarkt,
-Shtëpisë së Anne Frank,
-Rijksmuseum,
-Muzeut Van Gogh,
-Muzeut Moco.
-Shumica e atraksioneve kryesore arrihen në këmbë.
Për kë rekomandohet?
De L’Europe është një zgjedhje ideale për shumë lloje udhëtarësh: familjet për shkak të suitat e mëdha, çiftet për shkak të spa-së dhe atmosferës romantike, ndërsa adhuruesit e gastronomisë për restorantet e nivelit botëror.
Një hotel ku historia, luksi, arti dhe tradita holandeze bashkohen në një eksperiencë unike në zemër të Amsterdamit.
















Botërori 2026 